Mire se vini ne POSTA EXPRESS 24
Të dhënat e biznesit POSTA EXPRESS 24
Express Alb 24 sh.p.k. është postë private, e cila ofron veçanërisht për biznesin dërgesa të shpejta dhe të sigurta në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
- E themeluar në vitin 2021 me qëllim shërbimin expres, cilësor dhe e stukturuar për të ofruar shpejtësi maksimale me kosto sa më të ulëta për të gjithë.
- Posta Express 24 ofron shërbimi postar express nga një staf me përvojë të gjatë dhe u mundëson klienteve dërgimin dhe marrjen e pakove në një kohë shumë të shkurtër.
- Siguri maksimale në dërgesa posta e vetme në Shqipëri, e cila ka një software logjistike të sofistikuar dhe të ndërtuar enkas për gjurmimin dhe informimin e klientit në kohë reale rreth dërgesës së tij.
Vizioni & Misioni Jonë
- Mbulim 100% të çdo skaji të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
- Sjellim risi duke vënë cilesinë, korrektesën dhe shpejtësinë me parimin kryesor dërgesat dhe likujdimet.
- Flota jonë e mjeteve të transportit përballon dërgesa në kohë rekord në çdo cep të Shqiperisë, mimimumi 2500 pakao ne dite.
- Dorëzimin e pakove brenda një kohe rekord.
- Kontrata Standarte dhe të Personalizuara për çdo biznes apo startup me shitje online.
- Siguri dhe transparencë e plotë në të gjithë procesin e dërgesave, që nga marrja e dërgesës (pickup) deri tek dorëzimi i saj me sukses në destinacioni përfundimtar.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMEVE “Express Alb 24” SHPK.
- • Formulari shoqërues i dërgesës është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga Express Alb 24 për llogari të tij.
- Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë.
- Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e transportit të Express Alb 24.
- • Dërguesi garanton që, çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
- Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
- Objekti që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurt të tij.
- Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
- • Express Alb 24 ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë.
- Express Alb 24, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
- • Expres Alb 24 ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen.
- • Express Alb 24kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Fenix Post.
- • Express Alb 24kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi).
- Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.
- • Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Express Alb 24 për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
- - Deri në shumën 3000 Lekë për dokumente dhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekte,
- - Në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumentet ose objektet e siguruara.
- • Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon Express Alb 24.
- Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.
- • Express Alb 24 bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj.
- Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:
- Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të këqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)
- Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
- Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
- • Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat e Express Alb 24.
Shërbimi për çdo problematikë, çdo dite nga ora 08:00 deri në 22:00 E Henë - e Shtunë.
Adresa: Don Bosko, Tiranë, Shqipëri
Adresat e agjesive tona në rrethe.
- TIRANË: Rruga Don Bosko, pranë Shkollës së Katarit
- TIRANË: Rruga 5 Maji, kryqëzimi pranë Xhamisë së Medresesë
- DURRËS: Rruga Agostin Sereqi, Lagjja 11
- SHKODËR: Sheshi Isa Boletini
- VLORË: Tregu i Orizit (ngjitur me Gama Market)
- LEZHË: Ngjitur me Big Market, Përballë Policisë
- LUSHNJË: Rruga e Palmave, Lagjja Loni Dhamo
- TROPOJË: Përballë muzeut Bajram Curri
- KORÇË: Kulla ngjitur me Lute Credit
- ELBASAN: Tek Stadiumi prane Vila Spanjes
- GJIROKASTËR: Lagjja 18 Shtatori, në Qëndër
Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
- NIPT:
- Administratori:
- Telefoni-Mob:
- Email:
- POSTA EXPRESS 24
- +355 68 218 5555
- [email protected]
- Website:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti:
- Orari i Punës:
- postaekspres24.com
- Zyrat kryesore, Don Bosko, Tirane
- Tirane
- Shqiperia