Mish në hell nga Bujtina Hader Xhebro në Nivicë Tepelenë
Publike para 909 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:43:00 AM
Per te gjithe te apasionuarit e mishit te pjekur ne
hell, ne bujtinen tone ofrojme mish qengji te rritur ne malin e
Kendervices dhe zones perreth. Çmimi per nje kg mish te pjekur eshte 1700 lek te reja. Porosia per te rezervuar duhet minimalja 4 ore para.
Komoditeti i ambjenteve tona dhe ushqimi bio i zones jane dy nga asete tona kryesore. Gatimet dhe sherbimin i
bejme me dashuri sepse eshte nje biznes familjar qe ka lindur per shkak
te dashurise qe kemi per vendin dhe miqte qe vijne dhe na vizitojne. Presim te rezervoni tavolinen tuaj nese jeni per nje vizite nje ditore minimalja 4 ore para. Ndersa per ju qe doni te shetisni dhe te vizitoni dhe atraksionet perreth mund te rezervoni nje nga 6 dhomat e bujtines. Klikoni Ketu per te bere rezervim per akomodim ne bujtine.
Per te ardhur ne bujtine duhet te ndiqni rrugen Tepelene - Benc - Lekdush - Progonat - Gusmar - Rexhin - Nivice dhe Llufe. dhe nga bregdeti duke u futur nga Lumi i Vlorës ose Borshi deri ne Kuc dhe pastaj Progonat - Gusmar - Rexhin - Nivice dhe Llufe. Rruga nga Tepelena deri ne Nivice eshte 30 Km dhe 7 km deri ne Llufe te Bujtina Hader Xhebro.