Oferta NGROHJA GLOBALE DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE - Libër nga Prof. Ing. Sazan Guri dhe Prof Luan Hasanaj - Dr. Aulent Guri nga Biznesi AKADEMIA RRENJET TONA - AKADEMIA RRENJET TONA
NGROHJA GLOBALE DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE - Libër nga Prof. Ing. Sazan Guri dhe Prof Luan Hasanaj - Dr. Aulent Guri
Publike para 772 diteve - Me date 08/12/2022 Ora 8:35:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp:
Gjatë shekullit të fundit, temperatura globale është rritur me 0.6o Celsius, ndërsa temperatura mesatare në Evropë është ngritur me afërsisht 1o Celsius.
Dioksidi i karbonit (CO2), metani (CH4), oksidi i azotit (N2O) dhe ozoni (O3) janë gazet kryesorë, që shkaktojnë efektin serë ashtu si edhe CFC-të, PFC-të, HFC-të, HCFC-të, që radhiten si gaze serë, por të dorës së dytë.
CFC-të të cilat u shpikën në 1928 dhe gazet halon janë gazet më të rëndësishme për humbjen në shtresat e ozonit.
Bazuar në kërkimet e shkencëtarëve temperaturat në Tokë kanë lëvizur nga rreth 9o Celsius në 22o Celsius (temperatura mesatare globale është rreth 15o Celsius).
Kujtojmë se periudha e fundit akullnajore para 11.500 vjetësh ishte vetëm 5oC më e ulët sesa sot.
Shkrirja totale e akujve, akullnajave dhe akujve të Antarktidës dhe Grenlandës do të rezultonte në ngritje të nivelit të detit respektivisht me 57 dhe 7m.
Sot mund të themi se njeriu është faktori kryesor për situatën aktuale të ngrohjes globale.
Që nga revolucioni industrial në shekullin e XVIII-të, shoqëria njerëzore ka prodhuar gaze serë në një sasi gjithnjë në rritje.
Si rezultat, përqëndrimi i tyre në atmosferë është tashmë më i lartë se në çdo kohë në 420.000 vitet e shkuar.
Gazi kryesor serë i prodhuar nga aktiviteti njerëzor është dioksidi i karbonit.
Ai përbën 75% të shkarkimeve të gazeve serë në botë dhe çlirohet kur digjen karburantet fosile, si qymyri, nafta dhe gazi natyror.
Shpyllëzimi – prerja e pemëve, pastrimi dhe djegja e pyjeve është fenomen që po ndodh në çdo kontinent.
Djegia e qymyrit prodhon sasinë më të madhe të dioksidit të karbonit.
Nga djegia e 1 kg qymyri prodhohen 3 kg dioksid karboni.
Shekulli i XX dha sinjalin për një lloj të ri të ndotjes së ajrit.
Kjo ndotje vjen sidomos, kur përdoren lëndë të djegshme të lëngta fluturuese, dhe për këtë arsye motorat e makinave janë kontribuesit kryesorë.
Shi acid është çdo precipitim me Ph më të ulët se 5,6.
Precipitimi ndodh kur avujt e ujit të atmosferës kondesojnë lëng apo pjesëza të ngurta dhe bien në tokë.
Gjashtë ndotësit më të rëndësishëm të ajrit në Shqipëri janë: grimcat totale (LGS), bioksidi i squfurit, oksidet e azotit, monksidi i karbonit, hidrokarburet dhe plumbi.
Sasia totale prej 35 mijë ton/vit ndotësa ajri të shkarkuara në Tiranë vetëm nga trafiku automobilistik, sot është baraz me rreth 49kg/banor nga 30kg/banor që shkarkohej gjithsej në fund të viteve 1980 nga aktiviteti industrial, trafiku, ngrohja e banesave.
ISBN 978-9928-4305-0-2
Viti i botimit 2005
Format B5
470 Faqe
Pesha 1.3 kg
Shtëpia Botuse - Barleti
Shënim:
Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.