WhatsApp Chat!
Mire se vini ne BUJTINA ONLINE

☎ +355692300037


[email protected]
Mirësevini!
BUJTINA ONLINE
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  BUJTINA ONLINE


Bujtina Oxhaku i Doçit - Fushë Lurë - Dibër - Albania
Te ne do të gjeni akomodim në ammjentet e bujtines dhe gatime tradicionale bio të zonës.
Ejani në Bujtina Oxhaku i Doçit në Lurë, aty ku toka takohet me qiellin dhe bukuria e natyrës është në unision me bukurinë e shpirtit njerëzor.
Adresa: Fushë-Lurë Peshkopi - Dibër - Albania
Sherbimet dhe produkte kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e bujtines Oxhaku i Doçit
2) Ushqime tradicionale të zonës
3) Guide turistike në zonat përreth ne atraksionet me të veçata për të vizituar.
4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zones.
Shikoni video me pamje nga Bujtina Oxhaku i Doçit


Këtë oaz qetësie e harmonie, bukurie e fisnikërie, nuk e keni hasur askund, në udhëtimet tuaja, në kërkimet tuaja drejt viseve mrekullore.
Ejani dhe shijoni një gastronomi të harruar, që mendonit se nuk ekzistonte, ose qe zhdukur diku në skuta të kohëve. 
Ejani në këtë bujtinë, ku mishi i një mijë e një luleve dhe një mijë e një lëndinave hidhet vetë në hell, nga dëshira për t’u pjekur, për t’iu vetëservirur mikut të largët.
Ejani në këtë bujtinë, ku peshku i ujit të ftohtë dhe valëve të rrëmbyera alpine,i gatuar në saç, nuk është një përrallë rurale, por një realitet, që ju mund ta prekni e shijoni. 
Ejani dhe shijoni verën mahnitëse dhe rakinë bio, të zier dy herë, që nuk e keni pirë as në ëndrrat tuaja.
Këtu miku ndihet mbret, vizitori shenjt dhe bujtësi princ i dëshirave të tij më fisnike.

Rezervoni tani udhetimin tuaj per te Bujtina Oxhaku i Doçit.

Data : 1/20/2021 Bujtina Online